Ndërron jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

Mirush Kabashi, aktori i shquar shqiptar me një karrierë të pasur dhe kontribut të shquar në skenën artistike, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe një boshllëk të ndjeshëm në historinë e artit shqiptar

Mirush Kabashi, 1948 - 2023.

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e së martës.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të martën, në datë 5 dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do t’ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Në moshën 75-vjeçare, Kabashi ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.

Me rreth 100 role në teatër dhe filma, ai është shquar për interpretimet e tij të mrekullueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm në artin shqiptar.

Mirush Kabashi, lindur më 17 prill 1948 në Shkodër dhe i rritur në Durrës, ka qenë një nga aktorët më të njohur dhe të respektuar në skenën artistike shqiptare.

Në vitin 1970, pasi u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Mirush Kabashi nisi një karrierë të pasur në skenën artistike shqiptare. Duke filluar nga Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ai ka shërbyer me pas në Televizionin Shqiptar dhe Teatrin Kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar.

Artisti shqiptar me origjinë nga Gjakova la pas një trashëgimi të pasur artistike, ndër rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Përveç rolit të tij si aktor, Kabashi ka shkëlqyer edhe si prezantues i aktiviteteve artistike dhe pedagog në Akademinë e Arteve. Titujt e lartë si “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” iu dhanë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën artistike shqiptare.

Mirush Kabashi la pas një boshllëk të ndjeshëm në skenën artistike shqiptare, por trashëgimia e tij do të jetë një frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një nga ikonat e artit dhe kulturës shqiptare.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu, edhe kështu (1989)/Tch

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shkruar në Facebook, “Lamtumirë Mirush”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika