Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan, Barbara Walters
Transmetuesi amerikan, ABC News, ka njoftuar se këtë të premte, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare një nga gratë më të njohura të televizionit amerikan, Barbara Walters. Barbara Walters ishte e njohur si spikerja e parë femër në një transmetim lajmesh në mbrëmje në rrjetin amerikan dhe një nga intervistueset më të spikatura të televizionit. […]
Transmetuesi amerikan, ABC News, ka njoftuar se këtë të premte, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare një nga gratë më të njohura të televizionit amerikan, Barbara Walters.
Barbara Walters ishte e njohur si spikerja e parë femër në një transmetim lajmesh në mbrëmje në rrjetin amerikan dhe një nga intervistueset më të spikatura të televizionit.
Shefi ekzekutiv i ABC, “The Walt Disney Company”, Robert Iger, ka thënë se Walters ka vdekur në shtëpinë e saj në Nju Jork, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj ende nuk janë dhënë.
“Barbara ishte një legjendë e vërtetë, një pioniere jo vetëm për gratë në gazetari, por edhe për vetë gazetarinë”, ka shkruar Iger.
Në një karrierë transmetimi që përfshin pesë dekada, Walters ka intervistuar një sërë liderësh botërorë, duke përfshirë Fidel Castro të Kubës, Margaret Thatcher të Britanisë, sundimtarin libian Moammar Gadafi, sundimtarin irakian Saddam Hussein, presidentët rusë Boris Yeltsin dhe Vladimir Putin, dhe çdo president dhe zonjë të parë të ShBA-ve, që nga Richard dhe Pat Nixon.
“Nuk e kam menduar kurrë se do të kisha një jetë të tillë”, kishte thënë Walters në një intervistë në Chicago Tribune në 2004. “Kam takuar të gjithë në botë. Unë ndoshta kam takuar më shumë njerëz, më shumë krerë shtetesh, njerëz më të rëndësishëm, madje pothuajse se çdo president”.
Intervistat e të famshmëve ishin gjithashtu një pjesë e rëndësishme e repertorit të Walters, dhe për 29 vjet, ajo ka drejtuar një program intervistash para Oscars, me të nominuar për çmimin Oscar, raporton smh.















