Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Sabahajdin Cena

Ka ndërruar jetë profesori dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Sabahajdin Cena, i cili më 2019 ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale

Profesori, Sabahajdin Cena,

Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Pashtrikut, Sabahajdin Cena.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, më 14 janar 2019, Cena kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në UÇK.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrjeje për ta zbardhur të vërtetën”, kishte thënë Cena.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika