Ndërron jetë kreatori i GIF-it, Stephen Wilhite

Stephen Wilhite, inventor of the gif, dies after getting Covid

Stephen Earl Wilhite, 74-vjeç, i njohur si ideatori i GIF-it, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Informacionin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gruaja e tij, Kathaleen.

Stephen Wilhite ishte një shkencëtar kompjuterik amerikan, që punoi në CompuServe dhe ishte drejtuesi inxhinierik në ekipin që përshtati formatin e skedarit të imazhit GIF nga algoritmi i mëparshëm LZW në pronësi të Unisys-it.

Formati i shkëmbimit të grafikëve – GIF është një format imazhi bitmap, që u zhvillua nga një ekip në ofruesin e shërbimeve online CompuServe, i udhëhequr nga Wilhite dhe u lëshua më 15 qershor 1987.

GIF-i u bë standardi për imazhet me ngjyra 8-bit në internet, dhe përdoret gjatë bisedave nëpër rrjete sociale. Që atëherë, ai ka hyrë në përdorim të gjerë në World Wide Web (WWW) për shkak të mbështetjes së gjerë dhe transportueshmërisë midis aplikacioneve dhe sistemeve operative.

I njohur si shpikësi ose krijuesi i GIF-it, Wilhite mori një çmim Webby Lifetime Achievement në 2013. Ai u pensionua në fillim të vitit 2000.

Stephen Wilhite, Inventor Of The Meme-Favorite GIF, Has Died - TV News CheckKohën e lirë e kalonte duke udhëtuar dhe krijonte modele të ndryshme për trena në bodrumin e tij. Momentet e fundit të jetës i ka kaluar i rrethuar nga familjarët, kurse deri në fund të jetës mbeti modest dhe njeri i mirë, pavarësisht të arriturave të mëdha.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini...

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka sfiduar shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës. Radojçiq, ka...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin "Lushtaku", është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Të fundit nga rubrika