Ndërron jetë në fushë futbollisti 17-vjeçar Erion Kajtazi

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka njoftuar se në këtë të shtunë pas një ataku kardiak ka vdekur në fushë futbollisti i Trepça'89, Erion Kajtazi, i cili ishte duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve

Erion Kajtazi





Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e tre dhjetorit ka vdekur në fushë futbollisti 17-vjeçar.

FFK ka shtuar se futbollisti 17-vjeçar ishte futbollist i FC Trepça ’89, Erion Kajtazi  pas një sulmi kardiak dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

“Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi”, njofton FFK-ja.

Tutje thuhet se futbollisti Kajtazi ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet tutje në njoftim.

Për vdekjen e futbollistit 17-vjeçar ka reaguar dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi është shprehur “i tronditur” nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi.

“Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi. Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike”, ka shkruar Agim Ademi.

“Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi”.

Ademi ka theksuar se “Erioni ishte talent i jashtëzakonshëm, por sot u shua për të udhëtuar drejt parajsës, e për jetuar përgjithmonë i freskët në kujtimet e familjes, bashkëlojtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit”.

Kryetari i FFK-së ka përcjellur ngushëllimet “më të thella për këtë humbje të madhe” familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika