Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare legjenda e modës, Paco Rabanne

Dizajneri spanjoll i modës, Paco Rabanne ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Potsall të Francës

Paco Rabanne

Dizajneri spanjoll i modës, Paco Rabanne ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Potsall të Francës.

Rabanne, emri i vërtetë i të cilit ishte Francisko Rabaneda Cuervo, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitet e ’60-ta.

Mirëpo, pasi është pensionuar në vitin 1999, ai ishte tërhequr nga jeta publike.

Rabanne u lind në shkurt të vitit 1934, në qytetin bask të Pasajes, provincën Gipuzkoa. Babai i tij, një kolonel republikan, ishte ekzekutuar nga trupat franceze gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Më pas ai themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1966 dhe në vitin 1968 filloi të bashkëpunonte me kompaninë e aromave “Puig”.

Paco Rabanne ishte i njohur për modelet e tij të modës dhe aromave

Në të njëjtin vit, një fustan jeshil i dizajnuar nga Rabanne u vesh nga Jane Fonda në filmin fantastiko-shkencor “Barbarella.”

Vdekja e tij u konfirmua nga një zëdhënës i grupit spanjoll Puig.

Sipas WWD José Manuel Albesa, president i divizionit të modës dhe bukurisë së Puig, tha: “Paco Rabanne e bëri shkeljen magnetike. Kush tjetër mund t’i nxiste gratë parisiane në modë të zhurmojnë për fustane prej plastike dhe metali?

“Kush përveç Paco Rabanne mund të imagjinonte një aromë të quajtur Calandre – fjala do të thotë “skarë automobilash”, e dini – dhe ta kthejë atë në një ikonë të feminitetit modern? Ai shpirt radikal dhe rebel e veçoi atë: Ka vetëm një Rabanne.”

Ai shtoi: “Me vdekjen e tij, ne kujtohemi edhe një herë për ndikimin e tij të madh në modën bashkëkohore, një frymë që jeton në shtëpinë që mban emrin e tij.”

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika