Një person ka ndërruar jetë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.
Sipas raportit policor, një burrë kishte pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe më pas kishte ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave të vdekjes.
“Rr. Vjosa, Gjilan 10.07.2026-22:00. Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
