Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në komunën e Prishtinës.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është i gjinisë mashkullore dhe se për vdekjen e tij ka raportuar një grua.

Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.