Trajneri legjendar Miroslav Qiro Blazheviq ka ndërruar jetë, si pasojë e betejës me sëmundjen e kancerit, nga i cili kishte kohë që po luftonte dhe fatkeqësisht e humbi atë betejë.

Ai do të festonte ditëlindjen e tij të 88-të të enjten, më 9 shkurt, por nuk mundi ta përballonte më sëmundjen.

Miroslav Blazevic ka lindur më 9 shkurt të vitit 1935 në Dolac na Lasvi. Ai ishte edhe trajner i FC Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Në sezonin e parë të ligës jugosllave, Dinamo fitoi vendin e pestë me Ballezheviq, i cili në atë kohë nuk ishte i kënaqur, por paralajmëroi kulmin e ardhshëm sportiv që ndodhi në vitin 1982, kur Dinamo, pas më shumë se njëzet vitesh pritje, fitoi titullin kampion të Jugosllavisë.

Në vitin 1983, Dinamo fitoi Kupën e Marshal Titos nën komandën e Ciros dhe vitin e ardhshëm, duke shkuar në Zvicër, fitoi kampionatin zviceran me klubin e futbollit “Grasshopper”.

Pas kthimit nga Franca, ai fitoi kampionatin kroat me Dinamon në vitin 1993 dhe tashmë në vitin 1994 Kupën e Kroacisë.

Pasi fitoi vendin e tretë në vitin 1998 në Kampionatin Botëror në Francë, Ballezheviq u quajt trajneri më i mirë në botë.

Ndërkaq, në vitin 2003 me Dinamon fitoi kampionatin kroat.