“Ndërtimi i urave përmes artit” – Nënshkruhet marrëveshja që pritet të sjellë artistë amerikanë në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier dhe drejtorin e Organizatës "Autostrada Biennale", Leutrim Fishekqiu, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin "Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ SHBA - Kosovë". Kjo marrëveshje synon të sjellë artistë të mirënjohur amerikanë në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Leutrim Fishekqiu, drejtor i Organizatës “Autostrada Biennale”,  kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ SHBA – Kosovë”

Kryetari Përparim Rama tha se kjo marrëveshje do të sjellë artistë të mirënjohur amerikanë në Prishtinë.

“ Sot po nënshkruajmë një marrëveshje të autostradës bienale. Kjo kontratë nënkupton se bashkëpunimet që i kemi pasur do të vazhdojnë për artin e kulturën. Do të sjellim artistë të mirënjohur amerikanë këtu në kryeqytet. Të bëjmë një diplomaci kulturore duke ekspozuar në kryeqytet artistë të shumtë”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa, Jeffery Hovenier, ambasador i Amerikës në Kosovë, tha se përveç Prishtinës, artistët amerikanë do të angazhohen edhe në Prizren e Mitrovicë.

“Jamë shumë i lumtur që bashkë me ju këtu të theksoj thellimin e bashkëpunimit me Prishtinën, për të sjellë në Kosovë artistë amerikanë. Ata do të sjellin larmi të ndryshme të kulturës e artit. Ata do të angazhohen në tërë vendin jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Prizren e  Mitrovicë. Ju ftoj që t’i shihni ekspozitat e tyre. Përmes këtij arti, ata do t’i sfidojnë normat dhe këndvështrimit. Arti i bën njerëzit të mendojnë në mënyra të tjera”, tha ai.

Për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, foli edhe drejtori i Organizatës “Autostrada Biennale”, Leutrim Fishekqiu.

“Ky bashkëpunim është vazhdimësi e bashkëpunimeve tona. Kjo tashmë ka themeluar edhe institucionin e edukimit. Ne kemi pas përkrahje në vazhdimësi të komunës dhe Ambasadës që përmes kësaj hapësirë të kemi projekte më afatgjatë. Ky projekt është vazhdimësi që bashkëpunojmë më artistët amerikanë dhe ata vendorë. Artistët që do të vinë nga Amerika nuk do të qëndrojnë vetëm këtu, por do të dalin edhe në vendet e tjera”, tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika