Ndeshja Izrael – Kosovë në pikëpyetje për vendin e zhvillimit

Izraeli do të jetë kundërshtar i Kosovës në ciklin e ardhshëm të UEFA Nations League. Ndeshja Izrael – Kosovë është planifikuar të zhvillohet më 1 tetor të këtij viti, por ende nuk është marrë vendimi për stadiumin ku do të luhet.

Që nga tetori i vitit 2023, UEFA nuk lejon zhvillimin e ndeshjeve zyrtare në territorin e Israel për arsye sigurie, dhe ky vendim vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë, Izraeli ndeshjet si vendas i ka zhvilluar kryesisht në Hungari, që pritet të jetë sërish një nga opsionet për këtë përballje.

Ndërkohë, ende nuk është caktuar as vendi për ndeshjen Izrael – Ireland. Në Irlandë ka pasur reagime dhe kundërshtime nga grupe të ndryshme lidhur me zhvillimin e ndeshjeve ndaj Izraelit.

Të fundit nga rubrika