Ndeshja Marku-Ramirez, zhvillohet me 25 gusht në Air Albania Stadium

Boksieri shqiptar, Florian Marku, pas shumë debutimeve këtë herë do të sfidojë veten në ndeshjen me boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez, ndeshja do të zhvillohet me 25 gusht në Tiranë, ndërsa biletat për të parë boksierin shqiptar në ring do të jenë në shitje nga data 21 korrik

Boksieri me origjinë shqiptare Florian Marku do të ndeshet me boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez me 25 gusht në Air Albania Stadium në Tiranë.

Marku ka bërë debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018 duke shënuar një fitore në raundin e parë kundër Nikola Janicievic në Beste Event Halle në Ulm të Gjermanisë.

Ndërsa në nëntor të vitit 2020, ka nënshkruar një kontratë promovuese Matchroom Sport të Eddie Hearn.

Marku kishte sfiduar  kampionin ndërkombëtar të IBF në peshën e lehtë, Maxim Prodan, më 7 gusht 2021 si pjesë e kampit luftarak të Matchroom, por lufta ishte shtyer sepse  Marku kishte pësuar një dëmtim.

Kurse me 25 gusht, ishte njoftuar se ndeshja do të zhvillohej me 25 shtator të vitit 2021 në stadiumin e Tottenham Hotspur në përballjen e Anthony Joshua vs. Oleksandr Usyk të cilin ka fituar me vendim të ndarë pas 10 raundeve ndaj Maxim Prodanit.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje nga 21 korriku në ora 10:00, dhe mund ti gjeni në AL.EBILETA.AL.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika