Ndeshja me Rumaninë, vendimtare për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”

Foto: FFK.

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e saj të fundit para ndeshjes kundër Rumanisë në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

Siç thuhet në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës, përkundër mungesës së një presioni të madh gjatë stërvitjes zyrtare, lojtarët janë shumë të motivuar për të arritur një rezultat pozitiv.

Trajneri Primozh Gliha ka shprehur qëllimin e tyre për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Ai ka theksuar se ata janë të përgatitur mirë dhe janë të vendosur të japin maksimumin e tyre në fushë.

Po ashtu, Gliha ka vlerësuar edhe ekipin kundërshtar, duke thënë se Rumania ka lojtarë teknikë, por edhe Kosova ka lojtarë të talentuar që luajnë në klube të mëdha.

Ai ka besimin se ndeshja do të jetë emocionuese dhe se të dy ekipet kanë nevojë për pikë.

Lojtari Mërgim Vojvoda ka theksuar se paraqitja e tyre ndaj Zvicrës dhe rezultati i arritur në ndeshjen e mëparshme kanë ngritur moralin tek ekipi.

Vojvoda nuk e sheh si problem faktin që stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozët vendas, dhe më tepër, e shikon si një burim shtytjeje për ekipin e Kosovës.

Gazetarët kanë pyetur edhe për provokimet e tifozëve rumunë në Prishtinë dhe mundësinë e përsëritjes së tyre në Bukuresht. Vojvoda ka thënë se e përfaqësojnë Kosovën dhe janë të vendosur të jenë të fortë dhe të përballojnë çdo sfidë që lind në rrugën e tyre drejt suksesit.

Ndeshja Rumani-Kosovë është planifikuar të zhvillohet të martën në orën 20:45.

Rumania aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në Grupin I me 9 pikë, ndërsa Kosova është në vendin e katërt me 4 pikë.

Në ndeshjen e mëparshme në këtë grup, Rumania barazoi me Izraelin (1:1), ndërsa Kosova barazoi me Zvicrën (2:2).

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika