Manchester City dhe Arsenal duelojnë për takimin më të rëndësishëm të sezonit në Premier League.

Ky duel zhvillohet sonte në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00.

Topçinjtë janë kryesues të Premier Leagues me 75 pikë , por që ka dy ndeshje më shumë se cityziens që gjendet një vend më poshtë në tabelë me 70 pikë.

Mysafirët hyjnë në këtë ndeshje pa mbrojtësin e tyre kryesor William Saliba , e po ashtu edhe vendasit do të kenë një mungesë në repartin defanziv pasi nuk do të luaj Ake i cili ka pësuar dëmtim.

Ekipa e Artetës po kalon në krizë të rezultateve ku ka tre barazime rresht në ligë.

Ndërsa skuadra e Pep Guardiolës në këtë takim vie pas kualifikimit në finale të FA CUP , në vikend.

Këto dy skuadra janë takuar dy herë në këtë sezon, ku City ka dal triumfues në dy përballjet, gjithashtu në takimin e vlefshëm për FA CUP  ka eliminuar Arsenalin.