Federata e Hendbollit të Kosovës, në kategorinë e meshkujve, ka hedhur shortin e gjysmëfinalistëve të Kupës së Kosovës.

Trepça:Prishtina dhe Rahoveci:Besa Famgas janë gjysmëfinalistët e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet më 6 e 7 maj.

Vendi do të përcaktohet ndërkohë.

Në konkurrencën e femrave do të takohen Istogu – Ferizaj dhe Vushtrria – Prishtina.

Edhe këto ndeshje do të zhvillohen më 6 e 7 maj. Vendi se ku do të luhen ndeshjet do të caktohet më vonë.