Ndihmësi i Zelenskyy-t: Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë

Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Ukraina nuk do të nënshkruajë asnjë dokument, dhe marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë, por vetëm me Turqinë dhe OKB-në

Mykhaylo Podolyak

Kievi ka bërë të ditur të premten se Ukraina do të nënshkruajë vetëm një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në për të rifilluar eksportet e grurit që u ndërprenë nga pushtimi i Moskës, duke përjashtuar çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Këtë e deklaroi nëpërmjet një postimi në Twitter, ndihmësi i presidentit Zelenskyy, Mykhaylo Podolyak. Ai ka thënë se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë më Rusinë, por vetëm me Turqinë dhe OKB-në.

Ai shtoi se anijet dhe përfaqësuesit e Moskës nuk do të lejohen në portet e Ukrainës që përdoren për eksportin e grurit.

Ndërsa, sipas tij, në rast të ndonjë provokimi nga pala ruse, do të ketë reagim të menjëhershëm ushtarak.

Sipas Podolyak, çdo inspektim i nevojshëm i anijeve të mallrave “do të kryhet nga grupe të përbashkëta” në ujërat turke.

Ndërsa, një delegacion nga Ukraina ka mbërritur në Stamboll të premten për një marrëveshje që do të nënshkruhet për të zhbllokuar miliona tonë drithë të ngecur në portet ukrainase që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ukrainë-Rusi: Të premten pritet marrëveshja për grurin e bllokuar

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika