“Ndikim negativ”, ambasada britanike reagon ndaj bojkotit të Listës Serbe

"Na vjen keq për njoftimin e Listës Serbe dhe të politikanëve të tjerë të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave dhe vendimin që anëtarët e komisioneve zgjedhore komunale nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje"

Kutitë boshe në qendrën e votimit në Serbovc të Zveçanit.

Lista Serbe ka njoftuar se do të bojkotojë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill. Gjithashtu, anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) në veri nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje.

Këto zhvillime në veri të vendit i ka komentuar ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, të cilët në një përgjigje për Dukagjinin kanë shprehur keqardhje për këto veprime.

Veprime, të cilat, Ambasada britanike i vlerëson se ndikojnë negativisht që shqetësimet e komunitetit serb të adresohen.

“Zgjedhjet janë një liri kritike dhe janë pjesë e rëndësishme e demokracisë së Kosovës.

Na vjen keq për njoftimin e Listës Serbe dhe të politikanëve të tjerë të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave dhe vendimin që anëtarët e komisioneve zgjedhore komunale nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje.

Këto vendime do të ndikojnë negativisht në mundësinë që shqetësimet legjitime të komunitetit serb të Kosovës të adresohen”, thuhet në përgjigjen e tyre.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika