Ndikimi në dëshmitar, ZPS-ja kërkon “izolimin” e ish-krerëve të UÇK-së
“HASHIM THAÇI: Po, ashtu është. “Nuk e di; nuk më kujtohet”. Dhe për shkak se aty ka dokumente që [nuk kuptohet] “Por organizimi dhe pjesa tjetër ishin ambicie”. [REDAKTUAR] HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] [Nuk kuptohet] “Çfarë shërbimi inteligjent, burrë!”. Ai s’duhet ta bëjë gabimin që të flasë për këtë sepse – ai po na zemëron me […]
“HASHIM THAÇI: Po, ashtu është. “Nuk e di; nuk më kujtohet”. Dhe për shkak se aty ka dokumente që [nuk kuptohet] “Por organizimi dhe pjesa tjetër ishin ambicie”.
[REDAKTUAR]
HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] [Nuk kuptohet] “Çfarë shërbimi inteligjent, burrë!”.
Ai s’duhet ta bëjë gabimin që të flasë për këtë sepse – ai po na zemëron me intervistat e tij, këtu e atje.
[REDAKTUAR]
HASHIM THAÇI: [Nuk kuptohet] Thuaji atij “Ti nuk mundje, sepse të gjithë fshatarët ishin vullnetarë”.
Kjo bisedë, dyshohet se u zhvillua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, me një prej vizitorëve të tij.
Në këto biseda të përgjuara nga Zyra e Prokurorit të Specializaur, përveç Thaçit, ka edhe transkripte të bisedave nga Kadri Veseli e Rexhep Selimi, me vizitorë të tyre.
Sipas Zyrës së prokurorit të Specializuar, flitet për disa dëshmitarë të mbrojtur të procesit kundër ish-krerëve e për përmbajtje të dëshmive që do të duhej të ishin konfidenciale.
Për këtë arsye Zyra e Prokurorit të specializuar, ka kërkuar që Hashim Thacit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit t’u pezullohen të gjitha komunikimet, përfshirë vizitat familjare fizikisht apo përmes Zoom, telefonatat dhe komunikimet me shkrim, përveç me ekipin e avokatëve.
“Hashim THAҪI, Kadri VESELI dhe Rexhep SELIMI (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘SPO’) kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedimet, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në hyrje të parashtrimit.”
Prokuroria në parashtresën drejtuar gjykatës speciale, ka thënë se, dëshmitarët e mbrojtur janë paraqitur e kanë treguar se vizitorë që kishin qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar tek ata duke synuar të komunikojnë.
“Shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë afruar nga persona që tentojnë të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë. Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita jo të privilegjuara të tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit (‘Incizime’).”
Por, kjo kërkesë sipas avokatit Artan Qerkini, është në kundërshtim me udhëzuesit e Gjykatës Speciale, dhe se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme mund të ndalohen vizitat.
“Është pak i habitshëm argumenti i prokurorisë në lidhje me arsyen se pse po kërkon që këto vizita të i ndalojë, ata thonë se viztat duhet të ndalohen sepse të pandehurit po ndikojnë në dëshmitarë përmes vizitorëve nuk besoj se një gjë e tillë ka ndodhe për faktin se të pandehurit janë në dijeni se të gjitha ato bisedat mes tyre dhe vizitorëve monitorohen dhe incizohen”, ka deklaruar Qerkini.
Të njëjtën e thotë edhe Amer Aliaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e i cili shton se është hera e parë, që shohin një kërkesë për kufizime të tilla.
“Gjykata sigurisht që ditët në vijim do merr një vendim lidhur me këtë kërkesë, mendoj se palët në procedurë që kanë informtaa me emra të dëshmitarëve duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndajnë me palët e treta që nuk kanë të drejtë të i dijnë, dhe gjykata nuk duhet që të ndalojë vizitën e familjarëve apo shokve të personave që janë të akuzuar sepse është një e drejtë kushtetuese, por gjykata duhet të kujdeset që informaatat që nuk janë të lejuar të mos ndahen”, ka thënë Aliaj.
Që nga viti 2020, Hashim Thaci, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në qendrën e Paraburgimit në Hagë, nën akuzat për krime lufte, derisa janë duke u dëgjuar dëshmitarë në procesin kundër tyre.















