Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka organizuar sonte ndezjen e qirinjve

Ilustrim

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka organizuar sonte ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, është bërë edhe në sheshet e qyteteve të tjera të vendit.

Adnan Asllani, nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, duke përmendur numrin e viktimave të luftës së fundit, ka kërkuar të dënohet gjenocidi serb që ka ndodhur një çerekshekulli më parë në Kosovë.

“25 vjet më parë forcat serbe kanë kryer akte të tmerrshme gjenocidi duke vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, e përdhunuar mbi 20 mijë gra e burra shqiptarë. Po ashtu duke dëbuar shumicën e popullsisë nga Kosova dhe duke shkatërruar objektet e trashëgimisë kulturore shqiptare. Të gjitha këto janë gjenocid dhe ne kërkojmë të dënohet ky gjenocid”, theksoi ai.

Ndërsa, shkrimtari Bardhyl Mahmut theksoi se 15 janari, Dita e Gjenocidit, duhet të sensibilizohet në arenën ndërkombëtare që drejtësia të ngadhënjejë.

“Çështja e 15 janarit duhet të ngulitet në vetëdijen e çdo qytetari shqiptar. Duhet të shpërndajmë në botë, sepse është Ditë e gjenocidit. Çështja e gjenocidit i përket mbarë njerëzimit dhe nëse arrijmë ta sensibilizojmë këtë në përmasa ndërkombëtare do të kemi solidarizimin ndërkombëtar që drejtësia të ngadhënjej dhe një herë e përgjithmonë të kthejmë faqen e historisë”, tha ai.

Ish-deputetja, Flora Brovina, ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës të nxjerrin rezoluta kundër gjenocidit, në mënyrë që Kosova të ketë më të lehtë ngritjen e akuzës ndaj Serbisë.

“Tani duhet të nxitur edhe institucionet qeveritare që ata të punojnë më shumë që parlamentet e shteteve mike të nisin të nxjerrin rezoluta, duke ia filluar prej Shqipërisë kundër gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë. Kjo për shkak që të na lehtësohet puna për ngritjen e akuzës dhe ta dëshmojmë këtë. Shumë e vështirë është lufta me ‘dreqin, e dreqi’ është gjithandej rrotull nesh”, tha ajo.

Liderët e shtetit, të shoqëruar edhe nga ish-ambasadori William Walker, sot pasi bën homazhe në shënim të 25-vjetorit të masakrës së Reçakut, akuzuan Serbinë për gjenocid në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika