Sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës janë ndezur prapë.

Portali Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, së pari, sirenat e alarmit u dëgjuan rreth orës 17:40.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se “ka pasur bllokadë rrugore në Zubin Potok afër Varag dhe Rudar. Lajme të rreme janë shpërndarë në komunë që do të bllokohen nga njësitë speciale, e cila absolutisht nuk është e vërtetë, dhe s’ka qëllime të tilla”.

Ndryshe, pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka nisur takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Rashkë.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishte kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq, shkruan Kosovo Online.

Takimi është mbyllur për publikun dhe mediat janë lejuar vetëm të bëjnë foto nga fillimi i takimit.

Ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut