Alarmi i sigurisë është ndezur në Veri të Mitrovicës.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton nga vendngjarja ka bërë të ditur se alarmi i sigurisë është ndezur.

Krahas kësaj, REL ka raportuar se qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.