“Ndjesia në Instagram ka ndryshuar mënyrën se si e shohim botën”

Gjatë gjashtë viteve të fundit, regjisori ka kapur thelbin e botës sonë unike me gjithë bukurinë dhe çuditshmërinë e saj

Për gjashtë vjetët e fundit, fotografi dhe regjisori Sam Youkilis ka bredhur globit me një iPhone, duke e dokumentuar në faqen e tij në Instagram për më shumë se gjysmë milioni ndjekës të tij atë se çfarë ka parë. Në një epokë kur kaq shumë fotografi udhëtimesh publikohen në rrjetet sociale, Youkilis me sa duket ka qenë pionier i një forme të re të tregimit narrativ.

“Gjëra të bukura po ndodhin rreth nesh gjatë gjithë kohës dhe puna ime është shpesh rezultat i përpjekjes për t’u kushtuar vëmendje këtyre gjërave ose pritjes që ato të ndodhin”, ka thënë Youkilis, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Për ta bërë këtë, Youkilis thotë se ai shpesh do të ecë deri në 15 milje në ditë, duke vëzhguar njerëzit e duke vënë re detajet që i interesojnë. Pastaj, sapo gjërat të ndodhin brenda kornizave që i bien në sy, ai fillon të regjistrojë. Rezultati është një studim i njerëzimit nëpërmjet videove që paraqet shkurtimisht një vend dhe kohë të caktuar.

Tani, pjesa më e madhe e punës digjitale të Youkilis nga viti 2017 deri në vitin 2023 po përpilohet në librin e tij të parë me fotografi të quajtur “Diku, në vend të duhur”. Monografia prej 528 faqesh gjurmon lirshëm harkun e një dite në të gjithë planetin.

“Përpiqem të udhëtoj pa pritshmëri, por edhe udhëtoj për t’u habitur”, është shprehur fotografi.

Youkilis u rrit në Loëer Manhattan dhe tani kryesisht e ndan kohën e tij midis Italisë dhe Meksikës. Fotografi fillimisht nuk u nis për të xhiruar botën, ndërsa tani thotë se rrjeti social Instagram ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit e shohin botën.

“Kam filluar të bëj fotografi si adoleshent duke u rritur në qytetin e Nju Jorkut. Më dhanë një aparat fotografik dhe e mbaja me vete kudo që shkoja”, ka thënë ai.

Pas vitesh shkrepjeje të gjërave si grafiti në metro me miqtë e tij, Youkilis studioi fotografinë në kolegj dhe banoi për të kursyer mjaftueshëm para për të marrë me qira një veturë, në mënyrë që të mund të largohej sa më larg nga kampusi me kamerën e tij për të gjetur frymëzim.

(Kredia: Sam Youkilis 2023 me mirësjellje Loose Joints)

Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Youkilis u diplomua në vitin 2016, Instagram shtoi funksionin e tij “Stories” dhe fotografi e kuptoi se mund ta përdorte veçorinë e re.

“Isha në Kubë për të xhiruar një histori mode, por pata kohë edhe për të bërë disa punë personale. U enda nëpër qendër të Havanës për disa ditë duke bërë kërkime dhe pashë shitës që shtynin karrocat me fruta dhe lule kudo. Fillova të ecja me ta dhe t’i fotografoja teksa po bënin xhiron e tyre”, ka thënë ai teksa ka rrëfyer për punën në vende të ndryshme të botës.

Një shitës lulesh që shtynte karrocën e tij nëpër rrugët e Havanës së Vjetër

Nga vizita në Kubë është xhiruar një histori mode, haste në shitës që shtynin karrocat me fruta dhe lule kudo.

Burrat luajnë shah në pishinën në Banja Termike Széchenyi

Banja Termike Széchenyi është një nga banjat dhe llixhat më të mëdha shëndetësore në Evropë që ndodhet në Parkun e Qytetit të Budapestit , jo shumë larg nga qendra e qytetit.

Të fundit nga rubrika