Ndodhë në Kosovë, dhjetëra qytetarë protestojnë në përkrahje të Qeverisë
Të kënaqur me punën e ekzekutivit duket janë. Madje nuk gjejnë asnjë fjalë për të kundërshtuar të se çfarë s’po arrin të bëhet nga premtimet elektorale të partisë në pushtet Këto zonja bashkë me shumë të tjerë nuk iu penguan kilometrat për të ardhur në Prishtinë për të qenë pjesë e kësaj marsh proteste që […]
Të kënaqur me punën e ekzekutivit duket janë. Madje nuk gjejnë asnjë fjalë për të kundërshtuar të se çfarë s’po arrin të bëhet nga premtimet elektorale të partisë në pushtet
Këto zonja bashkë me shumë të tjerë nuk iu penguan kilometrat për të ardhur në Prishtinë për të qenë pjesë e kësaj marsh proteste që shprehte përkrahjen për qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Unë kam ardhur ekstra nga Gjermania vetëm të përkrahi këtë marsh. Mos të ngurojnë por të bëjnë kësi marshe ma tepër pasi e meriton Albini, shtëpia nuk mbarohet menjëherë po kadal-dale”.
E këtu u thanë vetëm fjalët më të mira për Kurtin, e kishte vërejtje për opozitën, që sipas këtyre protestuesve do duhet ta lë qeverinë të punoj.
“E vërtet që krejt diaspora e quajmë si babloku i Kosovës, e përgëzoj vetëm le të vazhdon kështu. Edhe nëse ndodh diçka diasporën e ka prapë mbrapa, prapë do ta votojmë”. ka thënë qytetarja.
Një nga thirrjet e kësaj proteste ishin që disa nga analistët që deklarohen kundër Qeverisjes së Vetëvendosjes të sillen para gjyqit.















