Ndotja e Nerodimes, projekti i impiantit në Ferizaj neglizhohet nga MF-ja

Lumi i Nerodimes që përshkon Ferizajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, nuk shërben edhe si vend pushimi për banorët e këtyre qyteteve. Përkundrazi, Nerodimja është bërë vendi ku përfundojnë ujërat e zeza të këtyre qyteteve. E për të zgjidhur këtë problem, Ferizaj kishte arritur marrëveshjen për ndërtimin e një impianti në bashkëpunim me qeverinë hungareze. Por, sipas kësaj komune projekti ka stagnuar shkaku i neglizhencës së Ministrisë së Financave kundrejt autoriteteve hungareze

Nerodime

Temperaturat që kanë shënuar ngritje, pothuajse gjithmonë shkaktojnë problem për qytetin e Ka­çanikut.

Kjo pasi, ujërat e zeza nga e gjithë komuna dhe fshatrat përreth, përfundojnë në lumin Nerodime, lum ky i cili përshkon këtë qytet.

Por, sipas përfaqësuesit të organizatës për mjedisin “Gjethi” Remzi Reka, përveç ndotjes brenda qytetit, ndotje shkaktojnë edhe ujërat e zeza që derdhen në komunën e Ferizajt.

“Problemi ujërave të zeza përfshin komunën e Kaçanikut qe nuk e ka bërë rrjetin e kanalizimit e problemi tjetër është edhe i komunës së Ferizajt e cila na i lëshon kanalizimet komplet, i derdh në lumin Nerodime,” u shpreh Remzi Reka nga Organizata Gjethi.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Kaçanik, Ramadush Osmani thotë se kanë planifikuar ndërtimin e kolektorëve dhe impiantit për ujëra të zeza.

Osmani tregon se për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj kanë ndarë një parcelë, por që ky projekt nuk u realizua asnjëherë.

“Në bashkëpunim me komunën e Ferizajt e cila ka planifikuar ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave fekale që rrjedha natyrore i derdh në lumin Nerodime, përmes kuvendit komunal kemi ndarë parcelen, që përshkon komunën e Kaçanikut dhe pastaj çështja e ndërtimit të impiantit i takon komunes së Ferizajt… Në fund të qytetit planifikojmë ta ndërtojmë edhe ne si komunë një impiant për trajtimin e ujërve të zeza,” u shpreh Drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani.

Drejtori i Urbanizmit në komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi, sqaron se impianti ka qenë projekt i financuar nga Qeveria hungareze.

Mirëpo sipas tij, shkaku i neglizhencës së Ministrisë së Financave kundrejt Qeverisë Hungareze, projekti është pezulluar.

“Ky projekt që ka filluar qysh në vitin 2016 me qeverinë Hungareze dhe ne si komunë i kemi kryer të gjitha procedurat çka është kërkuar që ky projekt të përfundoj… Deri tash fatkeqësisht nuk kemi asnjë informatë zyrtare nga Qeveria e Kosovës se në cilen faze ndodhet projekti i impiantit të ujërave te zeza. Sipas informatave jozyrtare ky projekt ka ngecur për shkak se Ministria e Financave nuk i ka dërguar shkresat e nevojshme Qeverisë Hungareze për finalizimin e procedurave të kredisë,” u shpreh drejtori i urbanizmit, Arbër Bytyqi.

E Kenan Gashi nga organizata Avonet thotë se ky projekt ka një rëndësi jetike, dhe dështimi i realizimit të tij është një humbje e madhe për komunën e Ferizajt.

“Dihet që projekti ka një rëndesi të jashtëzakonshme sepse këto ujëra të zeza shkaktojne dëme ekologjike poashtu edhe u shkaktojnë edhe dëme shëndetsore këtyre banorëve te pjeseve derrmuese te komunes se Ferizajt dhe ate te Kaçanikut,” u shpreh Gashi.

Në vitin 2018, Ferizajt i ishte konfirmuar projekti i ndërtimit të impiantit nga ana e Ministrisë së Financave, projekt ky i cili ishte paraparë të ndërtohej përmes huamarrjes së butë në bashkëpunim me Qeverinë Hungareze.

 

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika