Ndrecaj për ftesat e Kurtit ndaj opozitës: Konsum ditor politik, pa asnjë efekt
Juristi, Anton Ndrecaj, vlerëson se edhe nëse realizohen takimet e kryeministrit, Albin Kurti, me liderët opozitarë nuk do të prodhojnë asnjë efekt. Ndrecaj, i ftuar në FIVE në Dukagjin, u shpreh se ftesa e Kurti është vetëm konsum ditor politik dhe pa asnjë efekt juridik lidhur me çështjen e Presidentit, njofton Dukagjini. “Natyrisht se përderisa […]
Juristi, Anton Ndrecaj, vlerëson se edhe nëse realizohen takimet e kryeministrit, Albin Kurti, me liderët opozitarë nuk do të prodhojnë asnjë efekt.
Ndrecaj, i ftuar në FIVE në Dukagjin, u shpreh se ftesa e Kurti është vetëm konsum ditor politik dhe pa asnjë efekt juridik lidhur me çështjen e Presidentit, njofton Dukagjini.
“Natyrisht se përderisa e kemi çështjen pezull duke u trajtuar në Gjykatën Kushtetuese, juridikisht i bie që gjithçka të pushoj deri në shpalljen e aktvendimit kushtetues, dhe juridikisht këto takime nuk kanë asnjë efekt kështu që është konsum ditor politik dhe këtë gjë ka mundur ta bëjë edhe më herët. Tani nuk mund të prodhojnë efekt juridik veprimet politike pasi jemi në një situatë tjetër përderisa nuk hapet rruga nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe përderisa e kemi çështjen kështu gjithçka është në dorën e partive politike nëse duan të vazhdojnë të takohen apo jo. Por, sa i përket hapave ligjor nuk mund të ndërmarrin asgjë”, u shpreh Ndrecaj.















