Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës

Në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, të mërkurën, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

“Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë”, ka thënë Kurti.

Në Ditën e të Zhdukurve të Kosovës ndriçohet ndërtesa e Qeverisë - KosovaPress

Ai ndër të tjera ka shtuar se “Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve, të rrëmbyer e të vrarë, prej të cilëve shumë janë zbuluar e nxjerrur prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet”, ka shtuar Kurti, në shënim të kësaj dite.

Të mërkurën paradite, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, në shënim të kësaj dite, kanë vënë lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, Gjakovë.

Shënohet Dita e të Pagjeturve, kujtohet masakra e Mejës në Gjakovë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika