Ndryshe njofton Presidenca e Zvicrës, ndryshe Qeveria e Kosovës për takimin Kurti – Berset, reagon Mehmetaj

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Zvicrës, Alain Berest, pasi, sipas tij, Qeveria ka lëshuar komunikatë ndryshe nga ajo e presidencës zvicerane - se çka është diskutuar në takim

Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga presidenti i Zvicrës, Alain Breset.

E për këtë komunikim kanë njoftuar edhe nga Presidenca e Zvicrës, edhe nga Zyra e Kryeministrit.

Nga presidenca zvicerane njoftuan se temat e takimit ishin rreth situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsia në mes të popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit ishin temat qëndore të këtij takimi.

E kjo ka nxitur reagimin e kryeredaktorit të “AlbanianPost”, Lirim Mehmetaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “a për transparencën e Qeverise ne kishim mendu se e kemi fitu Kampionatin Botëror ne futboll si Koreja Veriore”.

Më tej, ai ka theksuar se nuk e di se cila është logjika “prapa këtyre rrenave”.

“Presidenca e Zvicrës lëshoi komunikate duke tregu se ne takim i është kerku Kurtit qasje konstruktive ne dialog dhe themelim te Asociacionit, apo instrumentin e vete-menaxhimit për serbet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës nxori komunikate për te njëjtin takim dhe thane se aty është biseduar për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Paramendojeni po mos te jetonim ne këtë kohe te informacionit qe sigurohet shpejt. Sa për transparencën e Qeverise ne kishim mendu se e kemi fitu Kampionatin Botëror ne futboll si Koreja Veriore.  Nuk e di cila është logjika prapa këtyre rrenave te kota, te panevojshme e dashakeqe.

Ju vazhdoni, ama keq e keni”, ka shkruar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika