Në 3 vjetorin e shkuarjes në Hagë, Memli Krasniqi viziton familjet e krerëve të UÇK-së

Krasniqi ka theksuar se këta figura simbolizojnë fuqinë, guximin dhe frymëzimin e një populli dhe se është detyra jonë që të vazhdojmë punën dhe ëndrrën e tyre për shtetësinë dhe fuqizimin e kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, ka thënë Memli Krasniqi.

Ai tha se sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë.

“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika