Në 4 vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, FFK-ja nuk e fton familjen Vokrri në stadiumin “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka ftuar familjen Vokrri në stadiumin, “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut

Të enjten e nëntë qershorit, janë bërë 4 vite nga vdekja e ish-kryetarit të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për Kosovën, pas lajmit se Vokrri kishte ndërruar jetë. Tërë jetën, Vokrri ia kushtoi futbollit.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Pas homazheve presidenti Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për Legjendën e futbollit mbarëkombëtar do të jetë i përhershëm.

“Sot është përvjetori i katërt pa Legjendën tonë. Fadil Vokrri dihet tashmë kush ka qenë në fushën e lojës, normalisht ka qenë edhe udhëheqës i Federatës dhe i falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për futbollin dhe për FFK-në që me ardh në këtë ditë.”

Kombëtarja e Kosovës do të luaj sonte ndaj Irlandës së Veriut në stadiumin, “Fadil Vokrri”, në ditën kur ka ndërruar jetë legjenda e futbollit kosovar.

PortaliD mëson se FFK-ja në krye me Agim Ademin, nuk e ka ftuar familjen Vokrri në stadiumin që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar, tashmë të ndjerë Fadil Vokrri.

Familjes së Vokrrit, bashkëshortes, Editës dhe djemve, Gramozit e Albertit, tash e një kohë, Federata e Futbollit e Kosovës nuk iu dërgon ftesa për të shikuar në stadiumin, “Fadil Vokrri”, ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

Nën drejtimin e Fadil Vokrrit, Kosova ishte pranuar në UEFA dhe në FIFA dhe kishte filluar ndërtimi i Kombëtares së Kosovës, të cilën e gëzojmë sot.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika