Në Beograd dështon vazhdimi i rigjykimit për masakrën e Qyshkut

Më dy tetor të këtij viti dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe “Çakallët” në Beograd. Ata akuzohen si fajtor për masakrat në Qyshk, Lubeniq, Pavlan e Zahaq. Televizioni Dukagjini në Beograd ka biseduar me monitorues të këtij procesi, përderisa sjellë edhe rrëfimin e të mbijetuarit të masakrës së Qyshkut, Ardian Kelmendi

Foto ilustrim





“Familja ime fillon prej këtu…”. Shtatë familjarë dhe dy mysafirë iu vranë Ardian Kelmendit, në 14 majin e vitit 1999.

Vetëm në fshatin e Kelmendit, në Qyshk, për një ditë u vranë 47 persona.

Vet ai nuk e di se si i shpëtoi ekzekutimit.

“Vetëm ymri, as nuk kesh më i miri, as më i keqi. Vetëm ymër kam pas, bash këtu ku jam kam qenë i dorëzuar për disa minuta, më kanë marrë më kanë qitë për me më pushkatu, prej të parëve, tjerët burra i kanë pushkatu, kurse unë edhe disa të tjerë kemi shpëtu”, ka thënë Kelmendi.

Ardian Kelmendi, I mbijetuar i masakrës

Në cilësinë e të mbijetuarit të masakrës, ai ka dëshmuar edhe në Beograd, më procesin gjyqësor që po zgjatë tash e 12 vjet.

Të akuzuar janë anëtarët e njësisë paraushtarake “Çakallët”

Marina Kljajiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, e ka përcjell gjykimin nga fillimi dhe tregon që një seancë dështoi të mbahej vetëm para pak ditësh, për shkak se njëri nga të burgosurit nuk u soll në gjykim.

Kljajiq fajin kryesor për këtë zvarritje të procesit ia lë Prokurorisë.

“Më shumë faj këtu mund të themi se ka prokuroria e cila hyri në këtë procedurë e papërgatitur, kështu që aktakuza para së gjithash u plotësua me krime të reja dhe me të pandehur të rinj, prej të cilëve disa kanë ikur e të tjerë kanë vdekur. Puna më e madhe ka përfunduar, kështu që shpresojmë që brenda një viti të përfundoj lënda të paktën në shkallë të parë”, ka theksuar Kljajiq.

Marina Kljajiq, HLC Serbi

E dëshmia në Serbi, për Ardian Kelmendin nuk ka qenë e lehtë.

“Çdo herë ka qenë e rëndë, sidomos në Serbi ka qenë diçka e ftohshme dhe e pabesueshme. Për ne ka qenë një “vullnet i këputur”, për me shku dhe me dëshmu në Serbi, se vet e kemi ditë, do të thotë tek qata që të kanë vra, me shku me dëshmu me ju thënë ju na e keni bërë kështu, ne e kemi ditë që nuk mundet me ndodhë një dënim i merituar”, ka shtuar Kelmendi.

Në vitin 2014, shkalla e parë i dënoi nëntë luftëtarë serb me një total prej 106 vitesh burgim, por më pas Apeli e ktheu lëndën në rigjykim.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika