Në Dheu i Bardhë kapet me dokumente të shumta të personave të tjerë, hetohet për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë.

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” pas kontrollit të një automjeti në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në hyrje të vendit, te një i dyshuar, mashkull kosovar, janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë, përfshirë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika