Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimi Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vlerësuar si inkurajues përparimin e Kosovës në indeksin global të lirisë së mediave.
Ajo theksoi se është pozitiv fakti që Kosova është ngritur për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, i publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), njofton Dukagjini.
“Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe spektri politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të siguruar një mjedis të favorshëm për media,” ka nënvizuar Palatova.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë.
Kujtojmë se sot (3 maj) është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.