Në ditën e fundit të Ramazanit, Tërnava ua uron të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij për festën e Fitër Bajramit, ka theksuar rëndësinë e festimit për forcimin e lidhjeve familjare dhe për promovimin e një shoqërie të lumtur dhe të ndërgjegjshme, duke shtuar se festa e Bajramit përfaqëson vlerat e unitetit, dashurisë dhe respektit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në një mesazh për festën e Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka theksuar rëndësinë e festimit të kësaj dite për të forcuar lidhjet familjare dhe për të kultivuar një shoqëri të lumtur e të ndërgjegjshme.

Në një adresim për media, në ditën e fundit të muajit të Ramazanit, Tërnava ka thënë se duhet bërë më shumë që këto festa të mos zbehen, por të festohen në mënyrën më të mirë.

Ai ka thënë se këtë festë, e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët do të jenë më afër njëri-tjetrit.

“Nesër është ditë e Bajramit, ditë festë për besimtarët islam në mbarë botën, të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste ngase vjen pas një sakrifice të madhe, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Edhe ne Kosovë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore e cila shfaqet në familjet tona  me gëzim e hare e gjuhë falënderuese ndaj krijuesit. Sot në këtë ditë të fundit të bekuar të Ramazanit në emër të BIK-ut, të institucioneve të saj të ju uroj për këtë festë kaq madhështore, festën e të Fitër Bajramit”, ka thënë ai.

Tërnava ka theksuar se është një mundësi për të mbajtur dhe për të forcuar më tej lidhjet familjare dhe për të promovuar vlerat e një shoqërie të lumtur.

“Është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar më shumë lidhjet familjare. Ndaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë siç është më së miri e të mos zbehen. Festa e Fitër Bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme”, ka thënë Tërnava.

Myftiu gjithashtu ka shtuar se Fitër Bajrami përfaqëson vlerat e thella shoqërore dhe njerëzore të Islamit, duke theksuar unitetin, dashurinë, dhe respektin ndërmjet besimtarëve.

BIK-u tregon kohën se kur falet Namazi i Fitër Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se dita e parë e Fitër Bajramit është të mërkurën më 10 prill, dhe namazi falet në orën 06:41.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika