I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Ditën e Kushtetutës, “le ti kujtojmë shkelësit e saj”, pra ministrat e Qeverisë Kurti.

Sipas Abdixhikut, ministrat që janë shkelësit e Kushtetutës të konfirmuar dhe të tjerët në pritje janë, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari dhe Hekuran Murati.

“Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë? Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.