Në festën e serbëve, janë përdorur mjete piroteknike dhe armë

Më 3 prill 2022 janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, partia  SNS e udhëhequr nga Aleksander Vuçiq shpalli fitore.

Serbët e veriut të Mitrovicës kanë dalë për të festuar në orët e vona të mbrëmjes. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet: ‘Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. PolIcia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kuti me mjete piroteknike.”

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është hapur me vendim të prokurorit dhe po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika