Është promovuar libri i Hysni Sylës për punën e aktivistit, Halit Baranit, në gjashtëmujorin e vdekjes së publicistit nga Mitrovica.

Në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti është mbajtur ngjarja, ku aty kanë marrë pjesë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe miqt të të ndjerit.

Në veprën ‘Halit Barani – Përjetë në udhën e artit dhe lirisë’ , janë përmbledhur shumë nga aktivitetet e veprimtarit, siç është edhe dëshmia në Hagë, kundër Sllobodan Millosheviq.

Përndryshe, gazetari, Hysni Syla, u nda nga jeta me 5 janar të këtij viti.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.