Në gjendje të dehur, babai ther me thikë vajzën e tij në Prizren

Në Prizren, një 44-vjeçar ka therur me thikë vajzën e tij, 21-vjeçare i dyshuari raportohet nga Policia e Kosovës se ka qenë në gjendje të dehur

Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur të premten në Prizren, ku një i dyshuar në gjendje të dehur ka therur me thikë vajzën e tij, 21-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin, duke shtuar se 44-vjeçari e kishte sulmuar vajzën pas një mosmarrëveshjeje.

“Sot, më datën 14 qershor 2024 rreth orës 00:10, në Prizren është raportuar se një person i dyshuar (A.Sh., 44 vjeç), pas një mosmarrëveshjeje, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar viktimën (E.Sh., 21 vjeç), duke përdorur një mjet të mprehtë, thikë në regjionin e shpinës. Viktima ka pësuar lëndime trupore, sipas raportit mjekësor”, ka thënë Bytyqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se pas konsultimeve me prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda, rekomandohet inicimi i një rasti penal për “Vrasje në tentativë”, i cili lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika