Në Greqi mund ta regjistrohet fundjava më e nxehtë në 50 vjetët e fundit

Greqia pritet të përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjetët e fundit, ka paralajmëruar një meteorolog të premten

Greqia pritet të përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjetët e fundit, ka paralajmëruar një meteorolog të premten, duke përmendur se valë të të nxehtit do të ketë edhe javën e ardhshme.

Ministrat qeveritarë i kanë këshilluar njerëzit që të punojnë prej shtëpive, nëse kanë mundësi, dhe të mos dalin nëpër rrugë, nëse nuk kanë nevojë.

Temperaturat tejet të larta nënkuptojnë se qendrat kryesore turistike do të jenë të mbyllura në periudhën më të nxehtë.

“Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vjetët e fundit”, ka thënë Panagiotis Giannopoulos, meteorolog i transmetuesit shtetëror ERT.

“Athina do të regjistrojë temperaturë mbi 40 gradë Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut”, ka thënë Giannopoulos.

Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është e zakonshme për kryeqytetin grek.

Autoritetet kanë raportuar se zjarrfikësit janë duke luftuar me 79 zjarre pyjore në gjithë shtetin, dhe është paralajmëruar që Greqia do të jetë nën gjendje alarmi përgjatë fundjavës.

Turqia ka thënë të premten se do t’i dërgojë dy aeroplanë dhe një helikopter në shtetin fqinj, për të ndihmuar në luftim të zjarreve.

Përndryshe Greqia është vetëm një prej shteteve në Evropë që po përballen me të nxehtin ekstrem që e ka përfshirë globin në ditët e fundit. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika