Në IML do të hapet qendra e referimit për rastet e dhunimeve seksuale
Brenda Institutit të Mjeksisë Ligjore në Prishtinë, në muajt e ardhshëm pritet që të funksionalizohet edhe një qendër, e cila do të shërbejë vetëm për rastet e trajtimit të dhunimeve seksuale. Themelimi i një qendre të tillë, është e paraprë edhe me Proktokollin shtetërore, për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, e cila është në […]
Brenda Institutit të Mjeksisë Ligjore në Prishtinë, në muajt e ardhshëm pritet që të funksionalizohet edhe një qendër, e cila do të shërbejë vetëm për rastet e trajtimit të dhunimeve seksuale.
Themelimi i një qendre të tillë, është e paraprë edhe me Proktokollin shtetërore, për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, e cila është në fuqi tash e një vit.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar se cka do shërbeje kjo qendër, që është e para në rajon.
“Kjo qendër sic e thash do të shërbeje për ekzaminimin për trajtimin, për evidentimin e rasteve përmes provave sepse provat janë ato që janë tepër të rëndësishme dhe proavat janë ato që vërtetojnë dhunimin…Kjo qendër do të jetë e pasjiu me paisje të saja, dhe në këtë drejtim ne do bashkëpunojmë me EULEXIN, dhe besoj se shume shpejt do ta funksionalizojme si qendër e referimit, ku përvec ofrimit të shërbimeve të duhura, ashtu sic janë të parapara me protokoll, do jetë edhe ana e trajtimit psikologjik”, ka deklaruar Nazlie Balaj – Këshilltare politike në MD.
Derisa, Balaj thotë se funksionalizimi i saj parashihet në 6 mujorin e parë të këtij viti, në Qendrën kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës shpresojnë që sa më shpejtë të fillojë punën kjo qender.
“Është dashur më herët të jetë kjo qendër, por edhe tani nëse ministria e drejtësisië, përkatësisht qeveria e Kosovës ndanë fonde për ndertimin e një qendre të tillë, ne besojm se shumë shpejtë do funksionalizohet dhe do i shërbeje viktimave të dhunës seksuale”, është shprehur Fatmire Haliti – QKRMT.
Haliti shton rëndësinë e kësaj qendre për viktimat.
“Është sepse viktimat deri më tani janë bartur prej një institucioni në tjetrin për ti marr deklarata e tyre apo për ti ofruar shërbimet e tjera, është dashur të lajmërohen në qendrën për punë sociale, të shkojë në IML, për ekzaminime mandej per institucione shëndetësore, mandej me dhene deklaratën në prokurori, edhe në procese të tjera, pra për ti evituar të gjitha këto hallka një riviktimizim të tillë, është propozuar që të ketë një qendër të tillë”, ka vijuar ajo.
Sipas të dhënve të policisë së Kosovës, gjatë vitit 2023, janë paraqitur 100 raste të dhunimeve e 67 të sulmeve seksuale.















