Në Istog dyshohet se 39-vjeçari e dhunoi vajzën e vëllait

Një rast tjetër i tmerrshëm dhunimi dyshohet të ketë ndodhur në Istog. Viktima 15-vjeçare e ka raportuar në Polici axhën e saj si të dyshuar se e ka dhunuar në muajin shtator të vitit të kaluar. I dyshuari për dhunimin e mbesës është arrestuar nga Policia, ndërsa Prokuroria për të ka kërkuar 30 ditë paraburgim

Është pesëmbëdhjetë vjeçe në përfundim të shkollës fillore. Sot nuk ishte si zakonisht në mësim, për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.  Vetëm pas më shumë se një viti mori guximin dhe tregoi se u dhunua seksualisht.

Personi që dyshohet se e dhunoi të miturën nga Istogu, është vetë xhaxhai i saj.

“Më datë 24 tetor 2022, rreth orës 13:30, viktima ka raportuar në Stacionin Policor në Istog se ishte dhunuar seksualisht”, deklaron zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

39-vjeçari u arrestua menjëherë pas raportimit dhe është dërguar në mbajtje.

“Me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48-orë. Ndërkohë prokurori i çështjes është duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha për RTV Dukagjini zëdhënësi i Prokurorisë Thmelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

I.M i dyshuar për dhunimin e mbesës, pas arrestimit shfaqi shenja se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Personi i dyshuar për dhunim po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Qendror të Pejës. I njëjti po ruhet gjatë gjithë kohës nga Policia e Kosovës.

Mjeku i cili ishte kujdestar në kohën kur i dyshuari u pranua në spital, Bekim Rama, thë se I.M është jashtë rrezikut për jetë prandaj nuk ka arsye të qëndrojë më gjatë në spital.

I.M jeton afër shtëpisë së viktimës.

Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet muajve të fundit të raportuara të dhunimit të grave në Kosovë dhe nuk është i vetmi që viktimat e kanë raportuar pas një kohë të ndodhisë, kryesisht pas diskutimit më të shpeshtë për raste të tilla në publik.

Shumë protesta u organizuan e vëmendje mori rasti i një 11-vjeçare që gjithashtu ishte dhunuar disa muaj rresht nga persona të ndryshëm.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika