Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë ka deklaruar se javët e ardhshme, një shtet tjetër do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka folur për nismën “Ballkani i Hapur”, por nuk e treguar emrin e shtetit që pritet të aderojë.

Taulant Balla

Balla është shprehur se edhe Bosnje dhe Hercegovina mund t’i bashkohet nismës, pas zgjedhjeve që ky vend do të zhvillojë në vjeshtë.

“Nuk ka asnjë dyshim që javët në vijim, edhe një tjetër vend do t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur. Unë jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në vjeshtë në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe qeveria boshnjake do t’i bashkëngjitet “Ballkanit të Hapur”, ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ballkani i Hapur

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” ka shërbyer për eksportuesit shqiptarë, teksa ka shtuar se do t’i bënte thirrje Kosovës që të bashkohet në këtë nismë.