Në “Javën e Bibliotekës”, transmetohet filmi “Ferdonije”

Të martën e gjashtë shtatorit nga ora 20:00 do të transmetohet filmi dokumentar “Ferdonije”, i nënës gjakovare që humbi katër djemtë dhe burrin gjatë luftës në Kosovë

Ferdonije Qerkezi

“Java e Bibliotekës”, është aktivitet i cili po zhvillohet edhe këtë vit. Krahasuar me ditën e parë, që pati më shumë projekte për emigracionin, sot (e marte) më 6 shtator, dita e dytë e aktiviteteve, do të flitet për arbëreshët, ndërsa theks i veçantë i ofrohet filmit dokumentar “Ferdonije”, i nënës shqiptare nga Gjakova që iu vranë katër djemtë dhe burri gjatë luftës 1998-1999.

“Ferdonije”, është një film dokumentar i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, për një ditë nga jeta e kësaj nëne.

Ferdonije Qerkezi është shfaqur shpesh edhe në ekranet e RTV Dukagjini, e cila shpreh ngushëllimin dhe merzinë e saj për përsonat e afërm, të humbur gjatë luftës.

Java e Bibliotekës në Kosovë

në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nga ora 20:00 deri 21:00, do të shfaqet filmi “Ferdonije”, sesioni i këtij filmi si dhe shkrimtari Ag Apolloni, do të flasë për dokumentimin e dhimbjes, në përkrahje të Ferdonije Qerkezit.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve.

Pamje nga Java e Bibliotekës në Kosovës

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nga ora 20:00 deri 21:00, do të shfaqet filmi “Ferdonije”, sesioni i këtij filmi si dhe shkrimtari Ag Apolloni, do të flasë për dokumentimin e dhimbjes, në përkrahje të Ferdonije Qerkezit.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e Javës së Biblotekës në vend.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika