Një person është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve në komunën e Kamenicës, pasi ishte bllokuar nga dheu brenda një kanali.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë zjarrfikësit përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal. Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë”, thuhet në njoftim e tyre.