“Në këto momente të vështira jemi pranë familjes së tij”, Kastrati me mesazh prekës pas vdekjes së Altin Kryeziut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili ka vdekur sot, pas mos përballjës së plagëve të marra nga në një aksident të ndodhur ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se lajmin për vdekjen e Kryeziut e ka pranuar me dhimbje të thellë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Humbja e Altinit është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka theksuar se Komuna e Malishevës qëndron pranë familjes Kryeziu në këto momente të vështira, duke ndarë dhimbjen për humbjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika