Në Kinë robotët humanoidë garojnë me njerëzit në një gjysmëmaratonë

Njëzetë e një robotë humanoidë i janë bashkuar mijëra vrapuesve në gjysmëmaratonën e Yizhuang të shtunën në Pekin, hera e parë që këto makineri kanë garuar bashkë me njerëzit për mbi 21 kilometra, ka raportuar “The Guardian”.

Robotët nga prodhuesit kinez DroidVP dhe Noetix Robotics vinë në të gjitha format dhe madhësitë, disa më të shkurtër se 120 centimetra dhe të tjerët deri në 180 centimetra. Një kompani mburrej që roboti i saj dukej pothuajse njeri, me veçori femërore dhe me aftësinë për të shkelur syrin dhe buzëqeshë. Disa kompani kanë testuar robotët e tyre për disa javë para garës. Zyrtarët në Pekin e kanë përshkruar ngjarjen si më të ngjashme me një garë makinash, duke pasur parasysh nevojën për ekipe inxhinierie dhe navigimi.

“Robotët janë duke vrapuar shumë mirë, shumë stabil… e ndiej se jam dëshmitar i evoluimit të robotëve dhe Inteligjencës Artificial (AI)”, ka deklaruar spektatori He Sishu, që punon me AI.
Robotët po shoqëroheshin me trajnues njerëz, disa prej të cilëve është dashur t’i mbështesin fizikisht makinat gjatë garës. Disa nga robotët kanë mbathur atlete për vrapim, njëri me doreza boksi dhe një tjetër me një shirit në kokë me fjalët “I vendosur për të fituar” në kinezisht.

Roboti fitues ishte Tiangong Ultra, nga Qendra e Inovacionit të Pekinit për Robotikën Njerëzore, që arriti për 2 orë e 40 min. Fituesi i garës, në konkurrencë të meshkujve, arriti kohë 1 orë e 2 min.  

Tang Jian, shefi i për teknologji në qendrën robotike, tha se performanca e Tiangong Ultra është ndihmuar nga këmbët e gjata dhe një algoritëm i cili e lejon t’i imitojë se si njerëzit vrapojnë një maratonë. 

“Nuk dua të mburrem por mendoj se asnjë kompani robotike tjetër në Perëndim nuk i afrohet arritjeve sportive të Tiangong”, ka shtuar Tang, duke shtuar se roboti i ka ndërruar bateritë vetëm tre herë gjatë garës. 

Disa robotë, sikur Tiangong Ultra, e kanë kompletuar garën, derisa të tjerët kanë pasur probleme që nga fillimi. Një robot është rrëzuar në linjën e fillimit dhe ka qëndruar në tokë për disa minuta para se të ngrihej dhe të nisej. Një tjetër pati një aksident pas vrapimit për disa metra, duke shkaktuar rrëzimin e operatorit të tij njeri. 

Edhe pse robotët humanoidë kanë marrë pjesë në maratona në Kinë gjatë viteve të fundit, kjo është hera e parë që ata kanë garuar krah njerëzve. Kina po shpreson që investimet në industritë si robotikë mund ta ndihmojë të krijojë motorë të rinj të rritjes ekonomike. Disa analistë, gjithsesi, dyshojnë se garimi i robotëve në maratona është një shenjë e potencialit të tyre industrial. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika