Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, lideri i evropian Scholz ka  treguar se qëllimi i këtij propozimi evropian është Evropa të bëhet më fortë gjeopolitikësh.

“Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për ta bërë Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik, dhe si një aleat në komunitetin transatlantik”, ka deklaruar Scholz.

European 🇩🇪🇫🇷 proposal for 🇽🇰🇷🇸 is part of an efforts to make 🇪🇺 more stronger & capable in geopolitical terms, and as an ally in Transatlantic community, says 🇩🇪 Chancellor #Scholz at #MSC2023 . pic.twitter.com/crPQSMTrFp

— Adi Ćerimagić (@adicerimagic) February 17, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar në Twitter se ka pranuar këtë propozim evropian që sipas tij kjo i sjellë Kosovës, njohjen defakto nga Serbia.

Po ashtu edhe presidenti i Serbisë Aleskandar Vuçiq e ka pranuar ketë propozimin evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ky propozim nuk është një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.