Gjethe të ngjashme janë vendosur në pothuajse secilën veturë të serbëve në veriun e Kosovës.

Në këtë mënyrë, po shënohet një festë e rëndësishme për ta, krishtlindjet ortodokse.

Dekorime janë vendosur edhe në pjesë të tjera të qytetit. Festimet kryesore u zhvilluan në mbrëmje, në kishat dhe manastiret ortodokse gjithandej Kosovës.

Për pak kohë, festë kishte edhe në manastirin e Banjskës. Në mbrëmjen mes 6 dhe 7 dhjetorit, priftërinjtë shpërndanë dhurata për fëmijët, si dhe zhvilluan disa aktivitete të tjera.

Megjithatë, përkundër festës, manastiri në pjesën më të madhe të kohës ka qenë i mbyllur.

Vizitorë u panë edhe gjatë së dielës. Për sigurinë e tyre, por edhe të fshatit, po përkujdeset policia e Kosovës.

Ata janë të vendosur pranë kompleksit “Rajska Banja”, i cili me vendim të Agjencisë Kosovare të privatizimit, i kaloi në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në raportin 24 orësh, përveç tri aksidenteve të trafikut dhe një rasti të dhunës në familje, Policia e Kosovës nuk ka raportuar për ndonjë incident tjetër në veri.