Në Kosovë fillon të jepet terapia për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV

Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV

Në Kosovë ka filluar dhënia e terapisë për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Vishaj tha se terapia ka filluar të jepet nga data 12 qershor dhe se këtë terapi mund ta marrin të gjithë qytetarët që kanë jetë aktive seksuale.

“Ka filluar nga data 12 qershor të jepet terapia. Është e hapur një herë në javë, të gjithë ata që duan të marrin shërbimin mund ta marrin falas. Personat që kanë jetë aktive seksuale mund ta kryejnë këtë shërbim. Për të qenë marrëdhënie më e sigurt duhet të merret terapia”, tha ai.

Në vitet e fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të personave të prekur nga HIV/AIDS.

Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë.

Ndryshe, HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma dhe lëngu vaginal.

HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, mbi 85 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV./Telegrafi

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika