Vështirë të gjenden përgjegjësit për mbikqyrjen e çmimeve

Lëvizja e shpejt e ngritjeve të çmimeve të produkteve të naftës nga ekonomistët dhe përfaqësuesit e naftarëve thuhet se ndodh për shkak të ndryshimeve në BERZ

Produktet e naftës pas uljes së çmimit për disa ditë, kanë pasur sërish ngritje të çmimit në Kosovë. Një litër naftë nga 1.49 euro sa ishte, ka shënuar rritje në 1.59 euro deri në 1.69 euro.

Në Kosovë është e vështirë të gjenden (shkaqet) e përgjegjësit për shkaktimin e krizës me çmimet. Ata që janë të thirrur për menaxhimin e konkurrencës së lirë, thonë se shkaktarët janë të jashtëm.

Sipas kryetarit të Shoqatës të Naftarëve, Fadil Berjani, përgjegjësia e ngritjes së çmimeve nuk qëndron te ta, sepse siç ka thënë ai, ata nuk e përcaktojnë çmimin, por çmimi rregullohet sipas berëzës në tregun ndërkombëtar.

Kryetari i Shoqatës të naftarëve, Fadil Berjani

“Sa i përket çmimit, dihet çmimin e përcakton BERZA edhe organizata prodhuese OPEK. Këto lëvizje janë duke reflektuar edhe te ne, në Kosovë. Dy ditë e fundit kemi rënie të derivateve të naftës, ku brenda kësaj kohe ka pasur rënie për 120 dollarë.”

Tutje, Berjani për RTV Dukagjini ka thënë se, nuk ka nevojë që qytetarët të kenë panik, sepse sipas tij, për momentin ka derivate të mjaftueshme që i plotësojnë nevojat e tyre.

“Ka derivate të mjaftueshme në Kosovë edhe qytetarët tanë do të shërbehen me derivate deri në momentin e fundit, pra derisa të kemi, kur s’ka, s’ka, s’kemi çka bëjmë”.

Po ashtu, ai ka shtuar se, “Ne jemi vetëm tregtarë, asgjë më tepër, sepse ne jemi blerës të derivateve të naftës edhe i shesim në Kosovë”.

Në pyetjen se a është në dijeni se sa rezerva të naftës posedon shteti i Kosovës, Berjani ka thënë se, nuk ka fare dijeni për këtë.

“Unë nuk e di sa ka rezerva shtetërore sepse, sipas ligjit, ato mbahen të fshehta. Një gjë mund ta them lirisht se sa i përket draft-ligjit për rezervat shtetërore, është duke u draftuar ai ligj, ku ne jemi pjesë e punimit të ati ligji, ku përpara ish-ministrat kanë tentuar ta kalojnë ligjin për interesa personale, kanë dashur t’i mbajnë rezervat shtetërore jashtë kufirit të Republikës së Kosovës, në Slloveni, Serbi, Maqedoni, apo diku tjetër”.

Ai tutje ka theksuar, “Ky ligj do të kalojë siç kërkon shoqata e naftarëve, që rezervat shtetërore të jenë fizikisht në Kosovë, të jenë nëpër deponitë dhe nëpër pikat e karburantin në vend, dhe kurrsesi jashtë shtetit të Kosovës”.

Sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gerxhaliu, efektet e pandemisë nuk janë vetëm shëndetësore. Ai për RTV Dukagjini ka thënë se, pandemia ka ndikuar në ekonomitë e secilit shtet, duke mos e përjashtuar edhe shtetin e Kosovës.

ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gerxhaliu

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës duke thënë se, nuk ka pasur një dialog të mirëfilltë publiko-privat dhe rajonal.

“Në Kosovë për fat të keq ka qenë dominate agjenda politike. Nuk ka një dialog të mirëfilltë
publiko-privat, nuk ka një dialog të mirëfilltë rajonal, edhe në këtë drejtim jemi në një situatë mjaftë të palakmueshme”, ka thënë ai.

Gerxhaliu ka thënë se ekspertët kishin lajmëruar një “pandemi ekonomike”, pas asaj
shëndetësore.

“Në rend të parë duhet që të kuptohet se vërtet kemi paralajmëruar për një pandemi
ekonomike pas pandemisë Covd-19”.

“Shumë qeveri dhe shtete këto rekomandime i kanë marrë me seriozitet, kanë krijua në rend të parë dhe rezerva shtetërore, në rend të dytë kanë hulumtuar për një pako për akcizë, i kanë minimizuar efektet e ngritjes se çmimeve të efekteve të naftës”, ka shtuar ai.

Një nga arsyet për rritjen e çmimit të naftës në botë është se shtetet e zhvilluara i kanë orientuar në energjinë e gjelbër. Shtetet e zhvilluar kanë grumbulluar naftë, edhe kjo ka disbalancuar, ofertën edhe kërkesën, konsideron ai duke shtuar se ngritja e çmimeve  menjëhershëm dhe zbritjet e ngadalta, ndodhin në Kosovë për shkak se nuk ka një makanizëm të montorimit të lëvizjes se çmimive.

“Çmimi i naftës varet nga BEZA ndërkombëtar jo vëtëm nga beza ndërkombtarë sa varet nga tregtaret, edhe ne këtë drejtemi po shihet që qeveria ska bërë lëvizje në këtë drejtim, siç ka bërë , siç ka bërë Maqedonia, më lëvizjen ë tataimit Tvsh-së, kjo godit më së shumiti e godet qytetarin e kosovës ne vaçti komunitetin e biznesit”, ka thënë Gërxhaliu.

Sa i përket rezervave, Kosova në krahasimi me shtetet e rajonit, ka vetëm për 3-4 ditë, ndërsa vendet e rajonit kanë nga 60 ditë deri në 180 ditë, ka bërë të ditur ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika