Në kulmin e luftës, Blinken arrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael për të zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë izraelitë. Ai ka shkuar në Izrael në një kohë të tensionuar, gjatë sulmeve izraelite në Gaza dhe tensioneve në Izrael

Sekretari amerikan, Anthony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Izrael të enjten ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë izraelitë.

Blinkeni shkoi në Izrael në mes të sulmeve izraelite në Gaza, por edhe tensioneve brenda vetë Izraelit. Ushtarë të shumtë janë ende në jug të vendit, por edhe në veri, ku sirenat bien çdo ditë për shkak të njoftimeve për sulme nga Libani, kryesisht të organizuara nga anëtarë të Hezbollahut.

Përpara vizitës së tij në Izrael, Blinkeni mbajti konferencë për shtyp, ku foli se si Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Izraelin, shkruan The Washington Post.

“Në Izrael, unë do të takohem me kryeministrin Benjamin Netanyahu, presidentin Isaac Herzog, si dhe përfaqësues të ambasadës sonë. Ne jemi të përkushtuar t’i ofrojmë Izraelit gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur. Një pjesë e kësaj ndihme tashmë është në rrugën e saj për në Izrael ”, ka thënë Blinken.

Do të jetë, gjithashtu, vizita e parë e një zyrtari të huaj në Izrael që nga e shtuna, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit u përshkallëzua. Sipas informacioneve zyrtare nga zyrtarët palestinezë dhe izraelitë, më shumë se 2000 vdekje janë regjistruar tashmë nga të dyja palët.

Është paralajmëruar se Blinkeni do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika